
Një i moshuar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar.
Viktima është R.K, 63 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa ishte i shtruar te Sanatoriumi prej disa ditësh.
Pas kallëzimit të familjarëve të viktimës pritet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa ka nisur hetimi për rastin.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!