Fizikanti i njohur botëror Stephen Hawking u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para te dites se sotme, raporton BBC. Lajmin e humbjes e ka familja e tij. Në një deklaratë, fëmijët e Hawking, Lucy, Robert dhe Tim thanë:
“Jemi të dëshpëruar për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur ditën e sotme. Ai ishte një shkencëtar i mrekullueshëm dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojnë për shumë vite”.
Fizikanti, u be i famshem per teorine e tij rreth mistereve te hapësirës, kohës dhe vrimave të zeza. Nderkohe qe libri i tij “Një histori e shkurtër e kohës” u bë bestseller ndërkombëtar.
Në moshën 22-vjeçare, atij iu dha vetem pak vite jete pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike.
Sëmundja e la atë në një karrige me rrota dhe në masë të madhe nuk mund të fliste përveçse përmes një sintetizuesi zëri.
Hawking ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë si një bashkim relativiteti dhe mekanikë kuantike. Ai zbuloi gjithashtu se vrimat e zeza rrjedhin nga energjia dhe zbehen për asgjë – një fenomen që më vonë do të bëhej i njohur si rrezatimi Hawking.
Nëpërmjet punës së tij me matematikanin Sir Roger Penrose ai tregoi se Teoria e Përgjithshme e Ajnshtajnit e Relativitetit nënkupton hapësirë dhe kohë e do të kishte një fillim në Big Bang dhe një fund në vrimat e zeza.
Shkencëtari fitoi popullaritet jashtë botës akademike dhe u be pjese e skenari filmash.