Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Politika

“Vdekje monizmit të Edi Ramës”, Berisha: Dhunues vote, u kap në regjistrime telefonike mafioze, përballje me të…

ShkodraWeb 2 months ago
0

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se demokratët duhet të përgatiten për një përballje me Edi Ramën, të cilin e quajti dhunues vote dhe kriminel elektoral. Berisha foli për një lëvizje të fuqishme antimoniste, për të përmbysur monizmin e Edi Ramës.

Ai theksoi se duhet të përgatitemi për një përballje me të, në qoftë se ne duam të votojmë të lirë, në qoftë se ne duam të ecim si një shtet ligjor, si një vend që respekton liritë dhe të drejtat.

“Kushti i kushteve për një parti është që të ndryshojë. Në një vit PD ia doli të ketë ndryshime substanciale në drejtim të raporteve anëtarësi-drejtues, në drejtim të vendimmarrjes dhe standardeve demokratike. Pa asnjë diskutim që hapja duhet të jetë një nga qëllimet madhore. Asnjë hapje nuk është më thelbësore se hapja me primaret. Në primare kanë garuar 200, asnjë prej tyre nuk është i humbur dhe ata që s’kanë fituar, kanë fituar një eksperiencë të dobishme për karrierën e tyre politike.

Në këto primarë ka pasur intelektualë që kanë ardhur nga Londra dhe kanë garuar në qytetin e tyre. Të tjerë të shoqërisë civile. Pra, në kuptimin e hapjes për të ndarë pushtetin PD nuk nxori asnjë pengesë për të gjithë ata që plotësonin kriteret dhe guxuan të marrin vendimin e duhur. A është e tëra hapja kjo. Jo nuk është. Por hapja politike më e dobishme për individin është kjo. Hapje tjetër politike ka dhe do ketë dhe ato janë të domosdoshme. Janë hapjet me departamentet dhe me të gjitha njësitë e tjera që PD ka. Po punohet shumë, por në marrëdhëniet publike atë proces e kanë mbuluar në një farë mënyre primaret.

Ne kemi protestuar, por nuk kemi protestuar sa duhet. Ne kemi një dhunues vote. Edi Rama përdori patronazhistët, çfarë tha pardje, lavdi patronazhistëve tha. Edi Rama u kap në regjistrime telefonike mafioze si kriminel i qartë elektoral me një grup të strukturua. Shkoi në Peshkopi tha do bëjmë cunam, jo tërmet kësaj here.

Po ndalem këtu se ne demokratët duhet të përgatitemi për një përballje me të. Në qoftë se ne duam të votojmë të lirë, në qoftë se ne duam të ecim si një shtet ligjor, si një vend që respekton liritë dhe të drejtat ne nuk mund të kemi për momentin slogan tjetër, veçse vdekje, vdekje, vdekje monizmit të Edi Ramës.

Sado i hershëm, kakofonik të duket ky slogan, por në qoftë se ne nuk ngriheshim me këtë slogan për komunizmin ne nuk mund ta çlironim vendin prej tij. Ne nuk shkuam në gjakderdhje, por vendosmërinë tonë e treguam ndaj atij sistemi. Duhet ta tregojmë ndaj këtij sistemi. Secili nga ne duhet të ndërgjegjësohet fort se Edi Rama nuk është armik pse i them unë, pse i thotë Sali Berisha, jo. Është armik sepse qëndron në mënyrën më të papranueshme ndaj lirive themelore tonat. Ai kërkon partinë që përmbysi pushtetin mizor të etërve të tij, t’i marrë flamurin dhe ta shndërrojë në një parti 2%. T’ia japë një grupi që merr 2% dhe t’u shkojë atyre te varri dhe t’u betohet, t’u thotë se u mora hakun.

Ne jemi në këtë realitet, ai ka arritur këtu, pa asnjë diskutim dhe për përgjegjësitë tona, por problemi është që ne nuk kemi vullnet që ta lejojmë të shkojë më tutje atë. E them këtë po të më pyesni mua a është bërë detyra si duhet, jo do them. Detyra bëhet kur të strukturojmë lëvizjen e fuqishme antimoniste, të përmbysnim monizmin e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Continue Reading

LAJM PARA: NGA SIMON MIRAKAJ – Si festuam natën e Shën Kollit në kampin e internimit dhe mallkimi për brigadierin e operativin
LAJM PAS: OPINION – Kandidatin për kryetar e nënkryetar të bashkisë duhej ti zgjidhnin primaret e demokratëve jo tërheqja nga gara…

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.