Vdekja e nënës dhe dy vajzave pasi ranë në kontakt me korrentin, zbulohet shkaku i tragjedisë…

Zbulohet shkaku i tragjedisë në Pukë ku humbën jetën nëna me dy vajzat, pasi i zuri korrenti në dush. Raportohet se ka qenë një defekt elektrik në lavatriçe që solli vdekjen fillimisht të njërës vajzë dhe më pas motrës dhe nënës së tyre.

Për shkak të defektit të lavatriçes linjat hidraulike prej metali kane përcjell energjinë dhe tek dushi, kohe që ka perkuar me çastin kur vajza e madhe Sidorela ka qenë në dush. Ky është konkluzioni i arritur nga një grup ekspertësh të ardhur nga Tirana që kanë hetuar shkaqet e tragjedisë.


NJOFTIMI I POLICISË

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, Prendushe Kola 43 vjeçe, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Emiljana Kola 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.