
Dhe Zoti,vendosi!
Hektor Zenuni, do t’i perkase Qiellit.
Ky djale i mbushur me dashuri, iku mes lutjeve, loteve tone.
Ndoshta si ne asnje rast tjeter, Ai na beri te zbulojme anen tone me te mire. Solidaritetin dhe ndjeshmerine humane kolektive.
Ai iku duke lene dhembjen ne shpirtrat tane.
Kishim “nevoje” per kete dhembje…
Kishim “nevoje” per kete dhembje, qe te ndjeheshim gjalle,ne kete kohe te vdekur.
Çdo dite na vret e keqja ne rruge,me armet gjithmone gati te te “forteve”…, vetvrasjeve, aksidenteve, droges, parase…e gjer brenda ne shtepite tona, me kronikat e zeza te mediave.
Çdo dite protogonistet e ketyre ngjarjeve po u imponohen me djallezine e nje epidemije te rinjeve tane, me modelin e tyre te te “fortit”, te “heroit” te jetes sone.
Kishim “nevoje” per kete dhembje qe te ndjeheshim njerez,ne kete realitet çnjerzor.
Zoti vendosi!
Hektor Zenuni, do t’i perkase Parajses dhe Kujteses sone. /Dashamir DINI/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!