
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton: Me date 13.02.2018, në orën 20:00, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka ardhur pa shenja jete shtetasi Ndue Lusha 68 vjeç banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Shkodër.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




