VDEKJA E 27- VJEÇARIT NË PARABURGIM/ Avokatët kundërshtojnë akt- ekspertizën, kërkojnë tjetër…

Loading...

Kundërshtohet ekspertiza mjeko-ligjore, për vdekjen e 27-vjeçarit Enea Ftoi. Kërkohet ri ekspertim i organeve. Avokatët e familjes Ftoi kanë depozituar në Prokurorinë e Korçës kërkesën për kundërshtimin e konkluzioneve të aktit të ekspertimit.

Burime nga Prokuroria: Avokatet nuk janë dakord me përfundimet e grupit të ekspertëve mjeko- ligjore. U kërkua ri ekspertim i organeve të të ndjerit Enea Ftoi.

Organet ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka afat 10 dite për të vendosur mbi kërkesën e avokatëve, që përfaqësojnë familjen e 27-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen në ambientet e Komisariatit të Korçës.

Për ngjarjen Prokuroria ka ngritur akuzën e mosdhënies së ndihmës për tre efektive te Komisariatit të Korçës.

Loading...