Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VDEKJA E 23- VJEÇARES/ Pronari i makinës që shkaktoi aksidentin: Nuk kam lidhje me viktimat

ShkodraWeb 22 February, 2018
aksidentiDurres

Dalin detaje të reja nga aksidenti i 2-fishtë në Mamimas në autostradën Durrës – Tiranë mesnatën e së mërkurës. Bashkë me Elena Avdillarin, nënë e një fëmije, vdiq edhe taksisti, 60-vjeçari Bujar Agalliu pasi makina me të cilën ata udhëtonin u godit nga një automjet tip Benz në timonin e të cilit ishte Fatjon Zhaborja nga Tropoja. Ai sapo e kishte blerë makinën nga Dardan Gjeka me origjinë nga Shkodra.

24-vjeçari, Gjeka ka reaguar se nuk është në kërkim nga policia. Ai pranon se automjeti tip “Benz S500” që ka shkaktuar aksidentin ka qenë në pronësi të tij, por atë e ka shitur te Fatjon Zhaborja, i cili është në kërkim. I pyetur për udhëtimet jashtë vendit të cilat përkojnë me ato të viktimës, Gjeka tha se ka udhëtuar përmes Hanit të Hotit, ndërsa mohon të ketë njohje me Elena Avdillarin.

“Nuk jam në kërkim. Kam shkuar në 8 të mëngjesit në policinë e Durrësit dhe kam dhënë shpjegimet, kam çuar aktin e shitjes së makinës. Automjetin e nxora në internet në shitje dhe më mori në telefon burri i huaj para një muaji e gjysmë. Ia kam shitur, kam bërë aktin e shitjes dhe ai iku në punë të vet. Nuk kam njohje me viktimën dhe as me personin që ka shkaktuar aksidentin”, – ka thënë ai pas një telefonate në redaksinë e Report Tv.

Elena Avdillari ishte nisur nga Tirana ku jetonte për në Durrës, ku do të nisej me traget për Itali. Ajo u kthye nga policia kufitare pas njoftimeve të marra nga autoritetet italiane se e reja shkonte shpesh në shtetin fqinj dhe punonte në mënyrë të jashtëligjshme.

Nëna e 23-vjeçares, Rozafa Glloga ka rrëfyer momentin e komunikimit të lajmit tragjik. Ajo ka thënë për “Balkanweb”, se vajza po ikte në Itali, pasi kishte shkuar për të punuar jetonte atje. Nëna tha se 23-vjeçarja ishte e martuar, por jetonte me familjen e saj dhe se i ndihmonte financiarisht.

“Vajza ime shkonte herë pas here në Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 që po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati që nuk u nis në Itali. Lajmin e vdekjes e kanë mësuar shoqet e saj që jetojnë në Itali pasi e panë në televizor. Në mëngjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne, na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër. Unë punoj në fshesë turni i 3 çdo natë”,- tregoi Glloga.

Post navigation

Previous: SONDAZHI/ Ermal Meta do të fitojë Festivalin Europian të Këngës, Shqipëria në një vend të mirë…
Next: HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, e premte 23 shkurt 2018

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.