Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vdekja e 23- vjeçares, dalin detaje të reja, viktima dhe drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin njiheshin….

ShkodraWeb 23 February, 2018
aksidentDurresElena

Vijojnë hetimet nga policia dhe prokuroria për aksidentin me dy të vdekur që ndodhi të mërkurën në Maminas në Durrës. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, Fatjon Zhaborja po hetohet jo vetëm për një ngjarje aksidentale, pasi ka dyshime të forta nga hetuesit se gjithçka ka qenë e qëllimshme.

Pas aksidentit Zhaborja e braktisi makinën tip ‘Benz’ dhe është larguar, ndërsa hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku, ç’ka do të thotë se edhe vetë është plagosur nga përplasja. Ndërkohë që dyshohet se është ndihmuar nga një makinë tjetër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Fatjon Zhaborja mund të ketë marrë ndihmë në qendra shëndetësore, por akoma nuk është arrestuar.

Është kontrolluar edhe banesa e tij, por nuk është gjetur. Ende nuk dihet lidhja nëse Zhaborja e njihte vajzën, Elena Avdillari apo gjithçka ka qenë aksidentale. Shpejtësia e makinës ka qenë mbi 140 km/ orë. Elena Avdillarit i ishte refuzuar kalimi në portin e Durrësit për të ikur në Itali, pasi kishte shkelur afatet e qëndrimit.

Pas refuzimit, vajza ka marrë një taksi në portin e Durrësit për t’u kthyer në Tiranë, ndërsa në Maminas u aksidentua për vdekje. Familjarët u shprehën dje se e dinin se po ikte në Itali, ndërsa lajmin e kanë marrë vesh nga TV. Nëna tha se Elena nuk kishte njohje me Fatjon Zhaborjan. Megjithatë, dyshohet se viktima Elena Avdillari dhe 24-vjeçari mund të kenë pasur njohje me njëri-tjetrin. Kjo pasi, sipas burimeve të policisë për Report Tv në bazë të sistemit TIMS, ata kanë hyrë dhe dalë vazhdimisht nga Shqipëria në të njëjtat data.

E ndërsa Fatjon Zhaborja është në kërkim, është zbuluar edhe pronari i automjetit vrasës, Dardan Gjeka, 24-vjeç, nga Shkodra i cili nga ana e tij mohon të ketë lidhje me ngjarjen. Gjeka e ka derguar ne Report Tv aktin noterial të shitjes së “Benzit” te Fatjon Zhaborja në datën 22 janar 2018, por nuk ka ndërruar pronësinë, çka do të thotë se automjeti tip “Benz S-Class” rezulton pronë e tij për arsye të cilat nuk sqarohen.

Post navigation

Previous: Hidhet shorti i Europa League, Milan përballet me Arsenal, Dortmund e Atletiko “buzëqeshin”…
Next: ÇËSHTJA “GJOKA”/ Flet presidentja Voltana Ademi: Kush kërkon të cenojë Vllazninë, nuk do i’a arrijë

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
vllaznia tifoze malisheva

Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.