Vazhdon situata problematike me Covid-19 në Kosovë, 5 persona humbin betejën dhe 237 rezultuan pozitivë në 24 orë…

Vijon situate problematike me pandeminë në Kosovë teksa edhe sot ka pasur një shtim të numrit të rasteve. 237 të infektuar janë regjistruar sot dhe bie në sy se nga 555 teste, pikërisht gjysma kanë dalë pozitivë.

Ndërkohë numri i jetëve të humbura është 169 pasi 5 pacientë humbën jetën, kurse edhe sot sa i përket rasteve me COVID-19 kryeson Prishtina me 71, ndjekur nga Gjakova me 27, Mitrovica me 24, dhe Gjilani me Ferizajn me nga 16.


Kosova ka rikthyer disa masa ndaj COVID-19 si dhe mbajtjen me detyrim të maskës si dhe masa administrative të majme në raste shkeljesh ligjore.

 ABCOM ║ VODAFONE