Vazhdon situata e rëndë nga pandemia në Maqedoninë e Veriut, edhe 24 orët e fundit shifra jo inkurajuese…

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë një numër të lartë të të infektuarve dhe jetëve të humbura. Përditësimi i fundit i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë vendase bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me irus 136 persona. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve llogaritet 8111.

Shpërndarja gjeografike sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.


Ndërsa gjashtë persona kanë humbur betejën me korona virusin. Dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari. Kështu numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 382

Fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 123 pacientë.

 ABCOM ║ VODAFONE