Vazhdon rritja e shifrave të pandemisë në vend, në 24 orë u infektuan rreth 500 persona ndërsa humbën betejën…

Numri i të infekturave në 24 orë mbetet sërish i lartë edhe ditën e sotme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 495 persona. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 23,705. Fatkeqësisht gjatë këtyre orëve kanë humbur betejën me COVID-19 tetë pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 557.


Fatmirësisht janë shëruar edhe 141 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 12,002. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1927 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë,20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë, 9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

ShkodraWeb Channel

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Mbështet ShkodraWeb Media

COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 495

Të shëruar ne 24 orë 141

Të shtruar në spitale 352

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 1927

Testime totale 137,172

Raste pozitive 23,705

Raste të shëruara 12,002

Raste Aktive 11,146

Humbje jete 557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5492

Durrës 963

Fier 905

Korçë 713

Shkodër 634

Elbasan 526

Lezhë 524

Vlorë 474

Berat 317

Kukës 266

Gjirokastër 221

Dibër 111

ShkodraWeb Channel