Vazhdojnë rrjedhjet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas disa largimeve të këshilltarëve në disa qytete si Fieri apo Gjirokastra, e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Vlorë. Nga 5 këshilltarë që ka LSI në këtë qytet tashmë i ka mbetur vetëm 1 pasi 4 të tjerët kanë kaluar tek Partia Socialiste. Bashkim Begaj, Rajmonda Jahaj, Shkëlqim Leskaj dhe Luciana Koprecka janë tre nga katër këshilltarët e larguar.