ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Vazhdojnë ndryshimet në kupolën e policisë, largohet edhe një tjetër drejtor gjatë ditës së sotme…

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Mësohet se ka ikur drejtori aktual Albert Nushi dhe në vend të tij është komanduar nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko. Albert Nushi mësohet se është komanduar nëndrejtor në Policinë e qytetit të Elbasanit.

Lëvizja në radhët e policisë ka ardhur sot, pasi Nushi drejtoi edhe efektivët e Fierit në garantimin e qetësisë dhe sigurisë gjatë protestës se opozitës ne këtë qytet. Albert Nushi drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.