Vazhdojnë aksidentet në aksin Shkodër- Velipojë, sot është regjistruar ai i radhës…

Aksi Shkodër- Velipojë po kthehet në një burim të vazhdueshëm aksidentesh automobilistike. Është e vështirë të kalojë një ditë pa raportuar aksidente

Në tre ditë, sot është shënuar aksidenti i dytë. Ai është regjistruar në pjesën e re të këtij segmenti, nga harku i Berdicës në Trush, ku mesa duket drejtuesit e mjeteve e shkelin më shumë se duhet gazin.


Fatmirësisht, aksidenti i sotëm nuk ka pasoja njerëzore. Por sidomos me fillimin e sezonit turistik dhe rritjen e qarkullimit të mjeteve, duhet shtuar edhe mbikqyrja nga policia rrugore.

Parandalimi i aksidenteve është mënyra më e mirë e mundshme për të shpëtuar jetë njerëzore. Uniformat blu duhet të tregohen të përgjegjshëm në maksimum për shoferët që konsumojnë alkool apo kalojnë limetet e shpejtësisë së kaluar. Edhe pse për hir të realitetit, duhet thënë se edhe tabelat, kufizimi apo lejimi i shpejtësisë, është problematikë në vete.