
Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, ka intensifikuar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 maj 2025. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë, përfaqësues të kësaj treve, Marinaj po përcjell mesazhin e fitores së alternativës politike që përfaqëson.
“Mes entuziazmit të banorëve të Reçit, Qafë Gradës, Moselit, Dodçit dhe Repishtit vazhdojmë të sigurtë rrugën e fitores së Partisë Socialiste dhe Shqipërisë Europiane.”, shkruan Marinaj në publikimin e tij në rrjetet sociale.
I zgjedhur 3 herë radhazi si kryebashkiak i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është personazhi më i fuqishëm politik në këtë trevë dhe ndër më të të rëndësishmit në Qarkun Shkodër dhe Veriun e vendit.