Vllaznia humbi sot pasdite në Laç me rezultatin 1- 0 ndaj skuadrës vendase, me një gol të pësuar pikërisht në minutën e 88- të të Xhixhos. Megjithatë ajo vazhdon të jetë në krye të renditjes dhe e mbyll fazën e parë në vendin e parë.
Ndërkohë sponsori Xhaferi, pavarësisht kësaj humbje, ka dashur ta mbajë lart moralin e skuadrës, ndonëse mund të ketë vend edhe për kritika.
Dhe përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, sponsori Xhaferi i ka kujtuar të gjithëve se Vllaznia e mbyll fazën e parë në vend të parë.
“Mbyllim fazën e parë duke udhëhequr me 19 pikë duke arritur 6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje…vazhdojm të parët për fazën e dytë
#ReturnToGlory ❤?”, shkruan sponsori Xhaferi.