Vatrat e zjarrit në Shkodër, Administrata e Zonave të Mbrojtura publikon këshillat për ti parandaluar…

Duke marrë parasysh situatën problematike të zjarreve në rajon, Shqipëri apo edhe në Qarkun Shkodër (edhe pse jashtë territorit të zonave të mbrojtura), përmes këtij postimi i bëjmë thirrje banorëve, vizitorëve, turistëve, bizneseve që jetojnë, punojnë apo vizitojnë zonat e mbrojtura, të tregojnë kujdes maksimal ndaj rrezikut të rënies së zjarreve!

Temperaturat e larta dhe thatësira janë një rrezik i kurdohershëm për rënien e zjarreve. Prandaj, këshillojmë që:


• Mos hidhni bishtat e cigareve apo shkrepset e pafikura në tokë, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr.
• Mos ndizni zjarr në pyll! Është e ndaluar me ligj dhe shumë e rrezikshme.

• Mos hidhni mbeturina në pyje; ato mund të përmbajnë lëndë djegëse dhe mund të shkaktojnë zjarre.
• Mos digjni sende pa marrë masat e duhura mbrojtëse ndaj zjarrit; situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

•Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane apo në sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit.
• Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata.

• Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr.
•Mos lini plehrat në pyll sepse ekziston mundësia e vetëndezjes.

•Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave.
• Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në fushat me rrezik të lartë nga zjarri.

Në rast konstatimi të zjarrit, lutemi telefononi zjarrfikësen, policinë dhe punonjësin e AdZM në zonën tuaj! /Publikuar në Facebook nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër/