Vasili: “Pirja e gjakut” shaka e zezë e Kryeministrit.

Shkruan ne Facebook kryetari i GP te LSI-se Petrit Vasili: “Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit. Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”? Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut. Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.”. /ShkodraWeb/