Varrosën babanë me të gjitha nderimet, por një telefonatë e papritur ka lënë gojëhapur fëmijët e një 78-vjeçari në Turqi. Ai kishte humbur jetën në Berlin të Gjermanisë, por më vonë të afërmit mësuan se personi që ata kishin varrosur nuk ishte babai i tyre.
Sipas “Hurriyet” gjatë transportit për në Turqi, trupat e dy turqve që kishin vdekur në Berlin ishin ngatërruar me njëri-tjetrin. 78-vjeçari Halis Cesurun kishte ndërruar jetë në Berlin më 9 Mars dhe ishte sjellë në fshatin e tij të lindjes Alpaslan, në Turqi.
Por askush nuk e dinte se ai ishte ngatërruar me 83-vjeçarin, Raif Yuksel. Në vendlindjen e Yukselit, në Eskisehir, ishte dërguar trupi i Cesurit dhe e anasjellta. Të tronditur nga ngatërresa, ata kanë kërkuar zhvarrimin dhe trupat e dy të moshuarve tashmë janë varrosur në vendlindjet e tyre.