Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me sigurimin e dozave të Pfizer nga qeveria, duke theksuar se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës.
“Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë.
Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, shkruan Basha në rrjetet sociale.