Ushqimet që përmirësojnë funksionimin e trurit…

Ushqimet që hamë mund të kenë një ndikim të madh në strukturën dhe shëndetin e trurit tonë. Truri është një organ intensiv energjie duke përdorur rreth 20 për qind të kalorive të trupit, ndaj edhe për të ruajtur përqendrimin duhet të konsumohen ushqime të pasura me vitamina.

Për shembull, acidet yndyrore të Omega-3 ndihmojnë në ndërtimin dhe riparimin e qelizave të trurit dhe antioksiduesit reduktojnë stresin qelizor dhe inflamacionin, të cilat lidhen me plakjen e trurit dhe çrregullimet neurodegjenerative, siç është sëmundja e Alzheimerit. Më poshtë është një listë me produktet e shëndetshme që rekomandohen:

PESHKU TON

Peshku ton përmban omega-3, që mund të ndihmojë në rritjen e shëndetit të trurit. Peshku ton është një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3. Omega-3 ndihmojnë në ndërtimin e membranave rreth secilës qelizë në trup, duke përfshirë edhe ato të trurit. Prandaj, ato mund të përmirësojnë strukturën e qelizave të trurit, të quajtura neurone. Një studim i vitit 2017 zbuloi se njerëzit me nivele të larta të omega-3 kishin rritur qarkullimin e gjakut në tru. Hulumtuesit gjithashtu identifikuan një lidhje midis niveleve të omega-3 dhe njohjes më të mirë ose aftësive të të menduarit. Këto rezultate sugjerojnë se ngrënia e ushqimeve të pasura me omega3, të tilla si peshku ton, mund të nxisin funksionimin e trurit. Njerëzit gjithashtu mund të marrin omega-3 nga soje, arra, fara liri dhe fara të tjera.

ÇOKOLLATË E ERRËT

Çokollata e errët përmban kakao. Kakao përmban flavonoide, një lloj antioksidanti. Antioksidantët janë veçanërisht të rëndësishëm për shëndetin e trurit, pasi truri është shumë i ndjeshëm ndaj stresit oksidativ, i cili kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve në tru. Studimet kanë treguar se flavonoidet mund të inkurajojnë rritjen e enëve të gjakut dhe neuroneve në pjesë të trurit të përfshirë në kujtesën dhe të mësuarit. Ata gjithashtu mund të stimulojnë rrjedhjen e gjakut në tru. Studiuesit zbuluan po ashtu se ngrënia e çokollatës së zezë mund të përmirësojë plasticitetin e trurit, gjë që është thelbësore për të mësuar dhe gjithashtu mund të ofrojë përfitime të tjera të lidhura me trurin.

MANAFERRAT

Ashtu si çokollata e errët, manaferrat përmbajnë antioksidantë flavonoidë. Hulumtimet sugjerojnë se këto mund të bëjnë manaferrat ushqim të mirë për trurin. Antioksidantët ndihmojnë duke reduktuar inflamimin dhe stresin oksidativ. Antioksidantë në manaferrat përfshijnë anthocyanin, acid kafeik, catechin dhe quercetin.

ARRAT

Arrat janë të pasura me yndyra dhe proteina të shëndetshme. Të konsumohen sa më shumë arra mund të jenë të mira për trurin, pasi këto ushqime përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe antioksidantë. Një studim i vitit 2017 zbuloi se një konsum më i lartë i arrave ishte i lidhur me funksionin më të mirë të trurit te mosha e tretë. Arrat janë gjithashtu burime të pasura të vitaminës E, e cila mbron qelizat nga stresi oksidativ shkaktuar nga radikalët e lirë. Me kalimin e moshës, truri mund të jetë i ekspozuar ndaj stresit oksidativ dhe vitamina E mund të ulë rrezikun e shfaqjes së Alzheimerit.

AVOKADO

Ngrënia e yndyrave monounsaturated mund të reduktojë presionin e gjakut dhe presioni i lartë i gjakut është i lidhur me disa sëmundje siç janë Alzheimeri dhe Parkinsoni.

VEZË

Vezët janë një burim i mirë i vitaminave B-6, vitamina B12 dhe acid folik. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se këto vitamina mund të parandalojnë tkurrjen e trurit.

BROKOLI

Brokoli është i pasur me fibra dhe lëndë ushqyese. Brokoli gjithashtu përmban vitaminë C dhe flavonoide dhe këta antioksidantë mund të nxisin më tej shëndetin e trurit të një personi.

Loading...