NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Ushqimet e vërtetuara shkencërisht që bëjnë mirë për shëndetin e zemrës tuaj…

Zemra “vret” thuajse më shumë se çdo sëmundje tjetër. Në vendin tonë vdekshmëria për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare zë jo pak, por rreth 50 për qind të gjithë sëmundjeve të tjera. Një nga mënyrat më efikase për të pasur një shëndet të mirë kardiovaskular është dieta e shëndetshme ushqimore. Ja disa nga ushqimet më të mira që duhet të konsumohen për të pasur zemër të shëndetshme, shkruan ‘shëndeti’.

Alkooli: Rrit kolesterolin e mirë HDL, (në doza të vogla)


Bajamet: Ulin kolesterolin e keq LDL, ulin inflamacionin (reduktim i hsCRP), ulin oksidimin e LDL-së

Fruta të tjera të thata (pistaket, arrat, pekanet): Përmirësojnë profiling lipidemik

Avokado: Ul tregliceridet

Hudhra: Ul tensionin arterial; përmirëson profilin lipidemik (edhe pse rezultatet përplasen)

Qepa: Ul grumbullimin e hemopetaleve

Xhinxheri: Përmireson raportin LDL:HDL

Shafrani i Indisë: Ul oksidimin e LDL-së

Ushqimet me bazë soje: Ulin LDL-në

Molla: Ul LDL-në

Bostani: Ul presionin e gjakut; ul tendonsjen arteriale

Shega: Ul tensionin arterial; përmirëson qarkullimin koronar; ul oksidimin e LDL-së

Ushqime të tjera të pasura në polifenole

Cokollata e zezë: Ul presionin e gjakut

Rrushi: Ul oksidimin e LDL-së

Vera e kuqe: Ul tendosjen e enëve të gjakut. /balkanweb.com/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media