Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj Shefit të Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe Mentor Hasanaj.
Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj.
Në seancën gjyqësore, të akuzuarit nuk kanë folur por janë përfaqësuar nga avokatet mbrojtës Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj.
Pala mbrojtëse ka kërkuar një mase lehtësuese duke u bazuar në faktin se ata janë vetëdorëzuar, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.
Pas dorëzimit në Polici, shtetasi Ilirjan Hasanaj ka pranuar autorësinë e ngjarjes së rëndë, duke thënë se është ai personi që ka kryer plagosjen ndërsa ka zbardhur edhe motivin, që sipas autorit të dyshuar, lidhet me një konflikt të vjetër pronësie.