Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Urimi i kolegut Tonin Gjuraj ne 50- vjetorin e Gilman Bakallit qe nuk jeton me

ShkodraWeb 11 August, 2017
tongil
Nga Tonin GJURAJ
Personi njerëzor është i patjetërsueshëm. Në këtë kuptim, fjalia-klishe për dikë, pas vdekjes, se “nuk do të harrohet kurrë” më është dukur gjithmonë pa kuptim, për të mos thënë idiotike dhe acaruese. Mesa duket, megjithatë, qëllimi kryesor i kësaj fjalie nuk është e vërteta, por ngushëllimi.
Me këtë status të shkurtër për mikun tim të ndjerë, Gilman Bakalli, nuk dua të shmang të vërtetën. Ndjenja që vdekja e tij nuk është e nuk do të jetë, është thjesht ngushëllim.
Gilmani nuk jeton më. Nuk di nëse është harruar si trup… Vdekja e tij bart misterin e vet. Ai nuk është askund në UET që prej 8 tetorit të 2016-s. Pikërisht sot, më 11 gusht, do të kapte të 50-at.
Por ai nuk është më me ne. Nuk është pranë familjes. Mund të ngushëllohemi sa të duam, por disa gjëra i dimë me siguri: auditorit dhe studentëve u mungon lektori brilant, shkencave të komunikimit një prej studiuesve shqiptarë më të spikatur, medias së shkruar mjeshtri i fjalës, kolegëve mendimi i tij, miqve më të afërt humori e batuta; kafja e mëngjesit në UET pothuajse është disintegruar, forumet UET të së martës, me gjithë shkëlqimin e tyre, ndoshta janë të paplota e pa kundërshtitë e mjaftueshme, rrethi i filozofisë dhe studimet letrare pa zërin e veçantë të tij dhe disi të cunguar, mua miku i pazëvendësueshëm, që kam ndjerë thellë mungesën e tij.
Ti Gilman si askush tjetër kuptove lirinë dhe e shijove atë pa dëmtuar tjetrin. Edhe pse trupi yt ka vdekur, karakteri, arsyeja dhe kujtimi yt vazhdojnë.
Jeta jote njerëzore, edhe pse e shkurtër, ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Po, në këtë kuptim, nuk mund të “harrohesh”. Por “gjërat që jetojnë duhet të vdesin”, thonë filozofët.
Kuptimplote është se ti po “mbijeton”, pa u harruar, sepse pas vdekjes së trupit tënd, jeta dhe personi yt mbeten të njëjtë në sytë tanë.
Më beso mik, errësira që ke lënë është shumë e madhe. Kam ardhur disa herë pranë teje, aty ku prehesh i qetë, sikundër jo rrallë jam mbyllur edhe në zyrën time, duke derdhur ndonjë pikë loti përballë portretit tënd, duke lutur Zotin që pika e derdhur e lotit të të bëhet dritë aty ku prehesh.
Në këto momente më vijnë në mendje vargjet e poetes Mimoza Ahmeti: “Por errësira paskësh qenë kaq e madhe, kaq pa fund, e dhimbja sa ndriçimi. Dhimbja sa ndriçimi”.
Oh mik, atë vetmi që kemi ndjerë të gjithë këtë vit, m’u desh ta studioja gjatë ndoshta dhe ta ndaja me kolegët dhe familjen time. Nuk e di përse kishte një garë të sinqertë, deri në turravrap, për të pasur, disa prej nesh në UET, diçka tënden, strikt personale, për ta “përvetësuar”, një fotografi tënden, portret, shkrim apo ese, batutë, pse jo dhe biçikletën, pse jo dhe kollare (unë i kam të dyja, edhe kollaren D&G, edhe portretin tënd).
Megjithatë, Gilman, edhe pse dukem i paaftë për të pranuar humbjen tënde, edhe pse në këtë ditë zie për ty, në vend të festimit të ditëlindjes së 50-të jemi të detyruar të besojmë se jeta ekziston dhe duhet të vazhdojë… U prehsh në paqe mik! /MAPO/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Hiqej si portugez, shqiptarit i kerkojne ne flase por nuk di, arrestohet si i kerkuar per droge
Artikull pasardhës: Gilmanin nuk e kujtuan per ditelindje, por do ta kujtojne per ditevdekjen…

TË FUNDIT

shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
full hd.03_20_08_16.Still045

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.