URGJENTE – Jeta e mësueses 35 vjeçare rrezikohet nga sëmundja e rëndë, të kontirbuojmë të gjitha për ta rikthyer pranë fëmijëve…

Një apel për ndihmë, mbështetje financiare urgjente po përhapet këto orë në rrjetet sociale. Një mësuese, vetëm 35 vjeçare, Dorina Kuka, ka nevojë urgjente për mbështetje.

Pasi luftoi për dy vite me një masë tumorale në gjoks, tashmë sëmundja e rëndë i është shaqur në tru. Dorina është nisur ditën e djeshme drejt Italisë për ekzaminime e kurim të specializuar.


Jo vetëm për Dorinën dhe familjen e saj, por për thuasje të gjitha familjet shqiptare, 50 mijë dollarë amerikanë, janë një shumë e paimagjinueshme, kaq është ajo çfarë duhet paguar në spitalin e specializuar italian për tu kuruar.

Shqiptarët anëkënd botës kanë treguar se kanë zemrën e madhe, mbështesin bashkëkombasit sidomos kur kanë nevojë dhe janë në ditë të vështirë. Shpresojmë dhe urojmë të ndodhë sërish kështu.

ShkodraWeb i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, atyre mijëra që jetojnë në të katër anët e botës dhe me të cilët kemi kontakte virtuale tash 5 vite, të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për 35 vjeçare Dorina Kuka.

Ajo është shumë e re, ka ndërtuar një familje dhe mbi të gjitha, ka dy fëmijë të vegjël që presin me ankth ta shohin nënën e tyre pranë qyte, për t’ ju rikthyer buzëqeshjen e gëzimin e jetës.

Çdo kontribut është i mirëpritur në GoFundMe duke klikuar në linkun https://www.gofundme.com/f/dorina-kuka, në këtë llogari bankare në Credins Bank: IBAN- AL90 2121 1322 0000 0000 0055 0464. Mund të jepni kontributin tuaj me zemër edhe përmes Paypal në adresën: paypal.me/dorinakuka2022.

Të gjithë bashkë ia dalim! Për Dorinën, familjen e saj dhe fëmijët që e presin tu kthehet shendoshë e mirë!