Senati Akademik i UNISHK, me propozimin e Departamentit të Matematikës, miratoi dhënien e emrit të ish- pedagogut, të ndjerit, Kolin Gjoka, një prej auditoreve të FSHN-së, salla 311, kati 3, me motivacionin “si drejtues i aftë i Departamentit të Matematikës, pas shpalljes së ILP-së Shkodër në universitet, kontrubutin e veçantë në modernizimin e kurrikulës së shkencave të natyrës, por, mbi të gjitha, në demokratizimin e arsimit të lartë në terësi dhe Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi” në veçanti.
Ai ishte inspirues i studënteve dhe stafit mësimdhënës të këtij institucioni në hapjen e tij ndaj shkollës përendimore dhe në promovimin e UNISHK-ut si një IAL në funksion të zhvillimit lokal”.
Ndërsa klinika universitare e fizioterapisë në UNISHK tashmë mban emrin e Don Carlo Zaccaro nga Fondacioni Madonnina del Grappa, si një vlerësim për përkushtimin e tij në hapjen e kësaj klinike dhe ndihmën që ka dhënë për komunitetin. Don Carlo Zaccaro është nderuar me:
-Urdhrin e Artë “Naim Frashëri” (1995) nga Presidenti i Shqipërisë.
-Medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane” (2006) nga Presidenti i Italisë.
Ky vendim është rezultat i propozimit të Departamentit të Lëndëve Paraklinike dhe Klinike, si dhe miratimin e Presidentit të Opera Madonnina del Grappa, Sac. Vincenzo Russo.
Këto emërtime pasqyrojnë mirënjohjen e thellë të UNISHK për ata që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe komunitetit lokal.