Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“UNISHK mbështetje të plotë për studentët shqiptarë”, rektori Tonin Gjuraj deklaratë për protestat në Maqedoninë e Veriut

ShkodraWeb 6 April, 2026
tonin gjuraj unishk mv 2026

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kërkojnë garantimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës amtare në proceset arsimore dhe profesionale.

E drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është e sanksionuar në instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut (neni 14 dhe Protokolli nr. 1, neni 2), Karta Europiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare (neni 8, si dhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare (nenet 10 dhe 14). Këto dokumente përcaktojnë qartë se respektimi i të drejtave gjuhësore është pjesë përbërëse e barazisë dhe mosdiskriminimit në shoqëritë demokratike.

Në këtë kuptim, kur studimet zhvillohen në një gjuhë të caktuar, është e drejtë legjitime që edhe vlerësimi përfundimtar profesional të realizohet në të njëjtën gjuhë, në përputhje me parimet e barazisë së mundësive dhe të trajtimit të drejtë.

Kërkesa e studentëve shqiptarë për zhvillimin e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe përfaqëson ushtrimin e një të drejte të njohur dhe të mbrojtur ligjërisht. Çdo kufizim i kësaj të drejte rrezikon të krijojë pabarazi në zhvillimin e tyre profesional dhe të cenojë standardet e drejtësisë në arsim.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbështet çdo përpjekje që synon zbatimin e plotë të këtyre standardeve dhe garantimin e të drejtave gjuhësore në praktikë. Në këtë frymë, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë në përputhje me detyrimet ligjore dhe me parimet e shtetit të së drejtës, duke ofruar zgjidhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një synim të përbashkët për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimi Europian, një proces që kërkon respektimin e të drejtave themelore dhe të parimeve demokratike. Në këtë kuadër, shumëgjuhësia duhet të kuptohet jo vetëm si një detyrim që buron nga rregullat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe si një vlerë dhe pasuri e shoqërisë, që nxit mirëkuptimin, forcon bashkimin shoqëror dhe ndihmon në ndërtimin e një jete të përbashkët më të drejtë për të gjithë. /Deklaratë nga rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, publikuar në faqen zyrtare në Facebook të UNISHK/

Post navigation

Previous: VIDEO – Ngjarje e rëndë tek antenat në Midë, një 50- vjeçar punonjës kompanie celulare dyshet se është rrëzuar
Next: NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.