Uniforma e tretë, ajo që do të përdoret për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia gati për “revolucion”

Ideja e drejtuesve te Vllaznise per te marre nje mendim nga tifozet kuqeblu ne lidhje me dizajnin e uniformave me te cilat ajo do te perfaqesohet ne sezonin e ri, ka gjetur nje interes te madh tek ata.

Ne faqen zyrtare te klubit, por edhe ne ato te tifozeve, komentet dhe mendimet kane qene te shumta ne lidhje me uniformen e pare por edhe te dyte te cilat jane prezantuar tashme nga ana e drejtuesve.

Por ne fakt befasia e vertete duket se eshte uniforma e trete, ajo me te cilen ekipi do te luaje ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise. Tre dizajnet e perzgjedhura jane vertete te veçanta per nga ngjyrat dhe shume detaje te tjera.

Vllaznia ne fakt eshte i vetmi ekip i Superliges i cili ne sezonin e kaluar aplikoi perdorimin e nje fanelle vetem per ndeshjet e Kupes se Shqiperise dhe ne fakt kjo i rezultoi e suksesshme sepse e fitoi kete trofe.

Klubi Vllaznia tashme eshte ne fazen perfundimtare te marrjes se mendimeve dhe shume shpejt do t’i porosise ato per t’i patur gati per sezonin e ri.

ShkodraWeb Channel