“Unë sot të humba vëlla”, deputetja e PS-së humb njeriun e afërt, dedikimi i prekës në rrjetet sociale…


Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello ka njoftuar humbjen e një njeriu të afërt, kunatit të saj Drini Bello.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja ka bërë të ditur lajmin e hidhur duke i dedikuar fjalë të ndjera kunatit, për të cilën ka qenë si shoku dhe vëllai i saj i madh.

“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja.

Të nderuar Miq! Duke klikuar në reklamat që shfaqen në këtë faqe, na ndihmoni të jemi të lirë në misionin tonë të informimit tuaj! FALEMINDERIT!

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel