“Unë shisja piktura, nuk doja të futesha në politikë”, Rama: Babai im ishte komunist dhe i besonte regjimit

Kryeministri Edi Rama ka folur për babain e tij, për të cilin thotë se ishte një komunist dhe që i besonte regjimit. Nga Amsterdami në një bashkëbisedim në qendrën “De Balie”, kreu i qeverisë tregon se shpesh herë nuk binte dakord më babain e tij, por thekson se ka pasur një baba liberal, që nuk impononte.

“Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Jo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie intensivë, të vërtetë dhe me shumë tension. Atij i detyrohem atë çka jam. Në fund të fundit ishte baba liberal dhe nuk donte të impononte. Më ndihmoi të rritesha në një mënyrë ndryshe”, shprehet Rama.


Sipas kryeministrit, ai asnjëherë nuk ka dashur të futet në politikë, pasi synimi ishte që të zhvillonte artin e tij. Rama tregon se ishte kundër regjimit dhe në momentin kur lëvizja kundër regjimit komunist triumfoi, donte që të gëzonte lirinë, duke bërë art.

Rama po ashtu ka treguar edhe bisedën me prindërit e tij në vitin 1992, kur ai ishte në Amsterdam.

PJESË NGA BISEDA

U bëtë artist ndoshta falë tij?

Rama: Ndoshta për shkak të tij, unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit. Falë tij u bëra e kundërta e tij në atë që besoja dhe çka bëra.

Ju jeni një social demokrat?

Rama: Nuk e di saktësisht! Është e komplikuar që të kategorizosh vetën, por mendoj se u bëra një njeri që e kërkonte me çdo kush lirinë e vetë. Më kujtohej ardhja në Amsterdam. Isha në lëvizjen kundër regjimit. Kur kjo lëvizje ia doli me sukses unë nuk doja të hyja në politike, doja të bëja artin tim, doja të gëzoja lirinë që kaq shumë e kisha kërkuar. Në vitet e para unë shisja piktura, blija bileta dhe  fluturoja në vende të ndryshe për të parë botën.

Erdha në Amsterdam dhe mora prindërit në telefon, gjë që nuk e bëja shpesh. Ishte 1992 apo 1993 mora në telefon dhe i thashë tani di çfarë është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku ti merr frymë lirisht.

Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju thatë se jam pak më i vjetër dhe i drejtë. Edhe pse kur e nisa këtë rrugëtim i kisha të gjitha flokët dhe i kisha të zeza. Kisha dhëmbët natyral dhe nuk është kështu më. Kur dolëm nga komunizmi, unë isha 26 vjeç, kështu që më pak se gjysma e jetës dhe gjysma tjetër në këtë hapësirë lirie, në përpjekje për të krijuar një vend demokratik, është gjithë ky rrugëtim. Nuk mund të them që është e mirë që artistët të bëjnë politikë. Kështu më ka ndodhur mua, nuk mund të përgjithësoja. Nuk do ta ndryshoja. Nuk do të doja të isha kryeministër dhe kryetar bashkie në këtë vend, më pëlqen në Shqipëri.