ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Unë nuk them gënjeshtra…”, Meta flet për dokumentin sekret që disponon: Ishte situatë e çmendur dhe këtë…

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish për informacionin sekret që dispononte për një tentativë për të djegur Parlamentin e Shqipërisë gjatë protestave të opozitës, para zgjedhjeve vendore.

Meta tha se dokumentin e disponon dhe ai ka kërkuar që ti vihet ne dispozicion deputetëve të Kuvendit. Kreu i shtetit ka thënë se i qëndron deklaratave të tij dhe se ai nuk ka thënë ndonjëherë gënjeshtra. Madje ai shton se situata e krijuar ditën e votimeve ishte “një situatë e çmendur” dhe këtë ai tha se e konfirmoi raporti i OSBE-ODIHR.

Pjese nga fjala e Presidentit Meta:

Kisha informacione nga një nga institucionet më të larta, por në respekt të ligjit nuk mund të them diçka më shumë.

Ata i kanë të gjitha mundësitë të njihen me këtë informacion. Kam dërguar një kërkesë në Presidencë për tu njohur me këtë informacion, dhe kam kërkuar t’ia vejë në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë.

Informacioni është tërësisht i vërtetë, ju e dini se më parë vendi ka përjetuar konfrontime, ka patur plagosje… kshuqë nuk besoj se është diçka që ka ndodhur para 100 vjetësh.

Por ndoshta tani që kanë përfunduar pushimet duket sikur gjithçka ka qenë e qete dhe duket si shpikje e presidentit.

Ajo që mund t’ju them me bindje, është se në këtë dokument do ti ndiqni të gjitha ato shqetësime, dhe do të kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur edhe më mirë nuk mundet ta përshkruante vete edhe raporti final i OSBE/ODIHR, ku veç të tjerash me një fjali e përshkruan atë situatë: ky antagonizëm, -shkalla më e lartë e është lufta pastaj- ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, dhe ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.