NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Unë nuk quhem Yuri Kim…”, Rama i përgjigjet sërish Metës: Ambasadorja e SHBA nuk mbulon sherbimin postar…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta për platformën e propozuar nga kreu i shtetit.


Në mesazhin e tij në Tuiter, Rama shkruan se ai nuk gënjén dhe këtë e ka shkruar vetë, Ilir Meta.

Po ashtu ai thekson se nuk ka marrë draftin me pikat, nëse do e kishte marrë do i kishte shkruar për ato.

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndárë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit😊”, shkruan Rama.