Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Unë nuk jam armiku i FSHF-së”, ish-kapiteni Vata komenton fjalët e Bushit: Asnjë ftesë nga Shqipëria për djalin

ShkodraWeb 29 October, 2023
vata-roko

Rudi Vata mendon se në të ardhmen Sh qipëria do të jetë një opsion për djalin e tij Roko Vata, edhe pse aktualisht 18-vjeçari përfaqëson Irlandën. Ish-kapiteni i Kombëtares konfirmon se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka tentuar të kontaktojë apo të marrë informacion zyrtar për Rokon, edhe pse ai nuk kërkon një justifikim për këtë. Madje, i pyetur në një intervistë eksluzive nga “Panorama Sport” në lidhje me deklaratën e fundit të trajnerit të Shpresave, Vata tregon se me Alban Bushin ka qënë shok dhomë në ekipin kombëtar, ndërsa për djalin nuk e ka pyetur ndonjëherë.

Megjithatë, ndër të tjera, Rudi shprehet se djali i tij duhet të punojë fort dhe çdo gjë ta arrijë me meritë të plotë. Ai gjithashtu lë të hapur mundësinë që në të ardhmen, Roko të përfaqësojë Shqipërinë, pasi është detyrë e stafit teknik që të vlerësojë nëse është i vlefshëm për ekipin kombëtar. Vata, që numëron 58 ndeshje me Shqipërinë flet edhe për skuadrën e Silvinjos, frymën që ka sjellë, si edhe çfarë na pret pas kualifikimit, pasi sipas tij është mision i kryer.

Si e sheh Rudi Vata këtë Shqipëri?
Kombëtarja është rritur në të gjitha drejtimet. Me Silvinjon ka treguar forcë karakteri, profesionalizëm, dëshirë dhe gjithçka me këto ndeshjet deri tani. Është një Kombëtare që vetëm po rritet dhe nuk kënaqet, si rallëherë nuk ka vetëkënaqësi, ka pak fjalë dhe shumë rezultat. Duke punuar me këtë lloj mënyrë dhe këtë lloj standarti, njeriu beson te arritje të tjera, përveç këtyrë. Në futboll ka një shprehje në Angli ku thuhet “T’i je i zoti sa ndeshja jote e fundit”. Kështu është edhe Kombëtarja, në ndeshjen e fundit ka fituar dhe ka lënë një shije të mirë te të gjithë.

Çfarë duhet të bëjë Kombëtarja për të ruajtur këtë vazhdimësi dhe këtë ritëm?
Këtu është edhe sekreti që do ta zbulojmë. Sigurisht që trajnerët e rinj janë me energji, janë ambiciozë, e njohin mirë sesi funksionion futbolli, i njohin mirë si janë nivelet e larta, pasi kanë luajtur vetë në karrierën e tyre. Pak a shumë kanë edhe një afërmitet me lojtarët, pasi edhe mosha e tyre nuk është e nivelit të ish-trajnerit Reja që kishte një disbalancim të madh me grupin. Këta kanë krijuar një lloj ansambli, që janë edhe familje, edhe shokë, edhe tolerant dhe kur ndërtohet një atmosferë e tillë, ka lezet të punosh.

A mjafton vetëm kjo atmosferë, ky pasion, për të vijuar me rezultate pozitive pasi në fushë, shohim një Shqipëri që është e dominuar nga rivali, por ka marrë pikët dhe ndeshjet janë zgjidhur me eurogola…
Duhet të kuptojmë që golat e Asanit, Bajramit apo i Asllanit ia kanë rritur shumë prestigjin ekipit tonë kombëtar dhe rezultatet sigurisht që kanë ndikuar. Këto gola kanë qënë spektakolarë dhe në arenën ndërkombëtare Shqipëria nuk i ka realizuar në mënyrë kaq të rregullt, kanë ardhur njëri pas tjetrit dhe mund të themi që është pjesë e fatit, të formës së mirë të futbollistëve, por këto gola i kanë rritur vlerën.

A do të vazhdojmë të shënojmë ne gola të tjerë spektakolarë?
Kjo mbetet për tu parë. Normalisht edhe fati vjen duke punuar, nuk vjen rastësisht, ka një lloj arsyeje dhe një lloj kompesimi. Ka shumë faktorë pozitivë që na kanë çuar te niveli ku jemi. Padyshim edhe cilësitë e një lojtari si Jasir Asani që ky trajner i ka vënë re ato cilësi dhe ai e ka shpërblyer. Por edhe ajo që thoni ju është e vërtetë, ne nuk jemi një Kombëtare që të bëjmë namin, kemi ende rrugë për të bërë.

Për ju, mendoni se kualifikimi është çështje e mbyllur dhe çfarë na pret më pas?
Mendoj se profesionalisht nuk është korrekte për të thënë që jemi kualifikuar, por me logjikë mendoj se është e kryer. Edhe pas saj, nuk mbaron me aq. Mos harrojmë që jemi një shtet i vogël, në të kaluarën kemi parë një Bosnjë që arriti në Botëror dhe sot kemi një Bosnjë të varfër. Futbolli duhet të merret me seriozitet dhe duhet të mos ndalosh së rrituri.

I ka mundësitë Shqipëria për tu rritur edhe më shumë si skuadër?
Po, patjetër që i kemi këto mundësi. Kemi mbërritur në një fazë që futbollistët tanë shumica kanë lindur në vende të huaja, janë edukuar profesionalisht dhe me mentalitet europian, janë korrekt. Në aspektin e rritjes i kemi mundësitë sepse sa më shumë shtohen familjet shqiptare në Europë, aq më shumë pritet të dalin edhe talente, duke pasur mundësinë për të zgjedhur ngado dhe sigurisht me një menaxhim dhe organizim të mirë, mund të marrësh edhe rezultatet e mira.

Një talent shqiptar që ka dalë nga Europa është edhe Broja, si e shihni qasjen e tij në Kombëtare?
Unë jam një tifoz i futbollit që luan Broja, është një talent që Shqipëria e ka të domosdoshëm dhe për ta menaxhuar shumë mirë. Kemi vetëm një të tillë në profilin e tij. A ka gabuar Broja, jam i sigurt që nuk ka djalë të ri apo futbollist që nuk do të gabojë, por gabimet janë për tu riparuar dhe mendoj nëse ai ka gabuar diku, duhet të tërhiqet, nëse dikush tjetër ka gabuar diku, duhet të gjenden mënyrat që të balancohen gjërat dhe të ruajmë frymën e grupit. Dhe nëse funksionojmë si grup, mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Djali juaj Roko ka debutuar për ekipin e parë të Sëlltikut dhe aktualisht përfaqëson Irlandën, a ka dërguar Shqipëria një ftesë për të?
Shqipëria as edhe njëherë nuk ka tentuar që ta kontakojë me Rokon. Pse nuk ka tentuar, në çdo këndvështrim mundesh të nxjerrësh një justifikim. Unë nuk jam një person që kërkoj justifikim, as nuk kërkoj simpati, por unë mendoj që i vogël Roko është identifikuar nga Irlanda pasi klubi i tij Sëlltiku që në moshën 7 vjeçare është krijuar nga një irlandez dhe sot pronarët e klubit janë irlandezë. Duke pasur këto lidhje me Irlandën, sigurisht që ata i kanë dhënë mundësinë këtij talenti dhe i ka bërë ftesë që në moshën 14 vjeçare dhe aty ka filluar e gjithë historia. Që në ato momente ka mbetur në shënimet e federatës irlandeze me grupmoshat e tyre.

Por, duke u nisur nga deklarata e fundit e Alban Bushit që thote që shpresoj që në të ardhmen Roko Vata të luajë për Shqipërinë, mund të themi se është një fillim i mbarë?
Unë kam përfaqësuar Kombëtaren që në moshën 14 vjeçare e gjysmë jam ftuar për herë të parë. Kam kaluar të gjitha moshat deri te Kombëtarja A. Edhe për mua ka qënë emocion i vërtetë sepse në kushtet tona ka qënë privilegji më i madh të luajë për atë fanellë. Gjithmonë me meritë, sakrificë dhe shpirt luftarak. Nëse Roko ka për të punuar si unë, që mendoj se i ka mundësitë dhe duhet të meritojë për të mbërritur në nivelet e ekipeve kombëtare, dhe prej momentit që e meriton prej punës që ka bërë, sigurisht që mund të ndodhë edhe ajo që stafi i Shqipërisë mund ta identifikojnë dhe kontaktin e kanë. Unë nuk jam armiku i FSHF-së, por jam miku i futbollit shqiptar. Futbollin e kam dashur më shumë se nënën dhe babën. Nëse stafi teknik mendon se është i vlefshëm dhe nëse e meriton, ma merr mendja që do ta kontaktojnë, por deri në atë kohë ka shumë punë për të bërë, por është në rrugë të mbarë. /PanoramA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ndërron jetë një nga aktorët e serialit të famshëm “Friends”, u gjet i pajetë në banesën e tij, prej kohësh vuante…
Artikull pasardhës: Çfarë po ndodh në martesën mbretërore, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në krizë marrëdhënie mes tyre…?!

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.