Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

“Unë jam i lirë zotërinj xhelatë”, pushua nga puna si kritik i Ramës, mjeku Allkja: Vëtëm në diktaturë ndalohet të thuash opinione…

ShkodraWeb 2 years ago

Liberté, Égalité, Fraternité et notre patrie!

Në moshën 5-vjecare fiksova fjalët e para në gjuhën franceze me ndihmën e xhaxhait tim, dhe ditë pas dite prej mësuesve të mij. Nocioni i lirisë që po më zbulonte gjuha franceze, filloi të më shtonte kërshërinë për vendin e barrikadave, komunës së Parisit, atdheun e të drejtave të njeriut, kinemasë, trenave…

Unë në korrik të 90-ës nuk u futa nëpër ambasada, por ndenja në Tiranë,me shpresën se Shqipëria do të bëhej e lirë. Unë isha në çdo protestë, i pangrënë por me shpresë në atë dhjetor. Unë besova se Shqipëria do ndryshojë, do të bëhet vend për të jetuar.

Rreth 30 vite më vonë në Mars të vitit 2020 unë linçohem publikisht nga kryeministri i vendit, vetëm e vetëm sepse kërkova veshje mbrojtëse, kërkova me shumë siguri për jetën e shëndetin tim dhe të kolegëve.

Në dhjetor të 2020-ës unë pushohen nga puna sepse jam shprehur publikisht se QSUT ka një administratë të paaftë që nuk po mbron shëndetin e pacientëve, sepse kam deklaruar që ministria e shëndetësisë ka menaxhuar keq krizën e pandemisë SARS-COV2. Në vendimin e pushimit tim nga puna, këto deklarata i kanë klasifikuar si “përhapje paniku dhe dizinformim”.

Unë kam deklaruar se drejtori i QSUT nuk ka një CV të pubkike, nuk ka një edukim adekuat, dhe se nuk është i denjë për të qenë drejtues i atij institucioni. Në vendimin e pushimit linçuesit e mij këtë deklaratë e kanë klasifikuar sulm ndaj drejtuesve të institucionit. Më akuzojnë se jam shprehur publikisht për probleme të institucionit, por harrojnë se QSUT është institucion publik, që financohet nga taksat e shqiptarëve, duhet t’ju shërbejë atyre, dhe çdo inxhinier, arsimtar, gazetar është i lirë të kërkojë përmirësime, ndryshime e madje të kritikojë!

Një punonjës i atij institucioni , siç isha unë, doemos që mundet dhe duhet të kritikojë! Ju atavikë të diktaturës duhet t’a mësoni se në sistemet demokratike është themelore që intelektuali të kërkojë ndryshime, përmirësime në sistem, madje t’a kritikojë atë.

Vëtëm në diktaturë ndalohet të thuash opinione që bien ndesh me qeverinë, institucionin, drejtorinë . Unë jam i lirë zotërinj xhelatë, ndërsa ju jeni të robëruar nga idetë tuaja kundër lirisë e njerzve të lirë!

Une sa të kem frymë do të përpiqem që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duhet t’ju kthehet mjekëve, profesorëve, akademikëve, dhe më kryesorja në shërbim të pacientëve! Mjaft më, boll më zotërinj xhelatë të lirisë ! Ju nuk mund t’a shkretoni deri në fund tokën e shqipeve !

La France n’est pas loin et je vivrai mon liberté. /Nga Ilir ALLKJA, mjek/

Continue Reading

Previous: Janë fillimi i fundit të pandemisë, ja pse duhet të vaksinohemi, shkencëtarët i përgjigjen dilemave…
Next: DOKUMENTI – Presidenti Meta përmbush “dëshirën” e tij në ditën e fundit të 2020- ës, dekreton shkarkimin e Ramës si…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

5 mins ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

2 hours ago
Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • Kryesore

Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

5 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

15 mins ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

2 hours ago
Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • Kryesore

Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.