Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ULTIMATUMI I RAMËS/ Ditmir Bushati futet në lojën e përzgjedhjes së kandidatit socialist për kryetar bashkie në Shkodër…?!

ShkodraWeb 15 April, 2019
pjetri bushati rama

Ndërsa opozita nuk duket e interesuar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke patur si synim vetëm rrëzimin e kryeministrit Rama, shumica qeverisëse vazhdon fushatën e pashpallur zyrtarisht. Tashmë janë kristalizuar emrat në shumë nga bashkitë ku socialistët e mendojnë të sigurtë fitoren, por nuk po ndodh kështu në bashkitë e tjera, si për shembull për Shkodrën.

Prej rreth 2 vitesh kanë nisur të lakohen emra të shumtë si kandidatë të mundshëm, duke filluar me Senida Mesin, Astrit Becin, Genc Berhanin dhe deri tek më i fundit, Valdrin Pjetri i cili u emërua prefekt para 2 javëve. Arsyeja e këtij emërimi, ka qenë pikërisht dhënia e mundësisë për tu promovuar përmes pozicionit të rëndësishëm. E në fakt, këto tre javë ka qenë mjaft i pranishëm mediatikisht dhe jo vetëm.

Por siç duket, një kandidim i mundshëm i Pjetrit, nuk sjellë unifikim të faktorëve të majtë, socialistë dhe jo në Bashkinë e Shkodrës. Duke nisur nga prezantimi zyrtar i Pjetrit si prefekt, ra në sy mungesa e ish- ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, deputet dhe i deleguar i PS-së për qarkun Shkodër. Madje, përveç tij mungonin edhe deputetët e tjerë socialistë Mesi, Harusha dhe Sterkaj. Pak kush e kuptoi “mesazhin” që deshën të japin deputetët socialistë për përfaqësuesin e kryeministrit në Qarkun e Shkodrës. Ishte e qartë se emërimi i Pjetrit nuk kishte kaluar përmes “linjave” të veprimit politik socialist. Në një ceremoni ku nuk mungoi as babai i prefektit Luigj Pjetri, muanguan të gjithë deputetët e mazhorancës, edhe pse prezantimi u bë nga vetë një ministër.

Që nga dita e emërimit të Valdrin Pjetrit si prefekt, lidershipi i PS-së në qendër, është përpjekur të nisë sinjale se do të jetë ai kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës. Madje, burime jozyrtare në PS flasin edhe për një darkë “paqtimi” para disa ditëve, të niciuar nga kryeministri Rama. Përveç deputetëve socialistë, kanë qenë edhe të tjerë që mbështesin mazhorancën nga jashtë. Zyrtarisht, Rama u ka kërkuar mbështetjen të gjithë të pranishmëve për Valdrin Pjetrin si kandidat për Shkodrën dhe është dëgjuar vetëm një zë, ai i Ditmir Bushatit. Ai e ka bërë të qartë se nuk do të punojë për kandidatë të propozuar nga deputetë jo socialistë, qoftë edhe që mbështesin mazhorancën në Kuvend. Reagimi i drejtpërdrejtë i Bushatit është pasuar nga ai i vetë Ramës, shtojnë të njejtat burime. Ai i është drejtuar shqeto dhe prerë ish- ministrit të tij: “Ose mbështesni këtë kandidat, ose kandido dhe fitoje ti vetë Bashkinë e Shkodrës, ke një javë kohë për tu menduar”, i është drejtuar Rama- Bushatit.

Dashje pa dashje, ish- ministri Bushati është bërë pjesë e “lojës” për Bashkinë e Shkodrës, ku deri tani akoma nuk ka një kandidat unifikues të të gjithë faktorëve. Këto kontradikta, të cilat njohen e diskutohen në të gjitha nivelet edhe në PS-në e Shkodrës, duket se mbajnë peng edhe shpalljen zyrtare të emrit zyrtar. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT/ Përfundon para kohe mandati i tre këshilltarëve bashkiakë të Shkodrës, munguan më shumë se 6 muaj në mbledhje…
Artikull pasardhës: Mira Kazhani i përgjigjet Sali Berishës për përfshirjen e saj në aksident: Jam pa faj, policia nuk arriti ta identifikonte Nertilin…

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.