Natyra bashkon atë që kufijtë ndajnë! Ishte kjo motoja e aktivitetit të përbashkët, i nisur mëngjesin e sotëm në Ulqin dhe i përfunduar në Shirokë.
Marrëdhëniet e bashkëpunimit tradicional Shkodër- Ulqin, me qëllim zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve të qëndrushme social- ekonomike, kanë mundësi të shumta për të zgjeruar.
Aktiviteti i organizuar nga PPNEA në bashkëpunim me Organizatën MSJA-Dr. Martin Schneider-Jacoby Association dhe Shoqatën Well Point, i mbështetur nga Bashkia e Shkodrës, synonte promovimin e vlerave natyrore e tursitike, njerëzore e të traditës.