Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar 30 jetë të humbura nga korona virusi duke e çuar në 34.708 numrin total që prej nisjes së pandemisë. Sot krahasuar me një ditë më parë, ku ishin 34 kemi një ulje të lehtë të jetëve të humbura.
Emergjencat civile në vend kanë bërë me dije se numri i të infektuar të rinj është 259, pjesa më e madhe ndodhen në Lombardi 156 persona. Në total numri i të infektuarve është 239.961 nga të cilët 17.638 janë raste aktive me korona virus.
Aktualisht të shtruarit në spitale me simptoma janë 1356 persona, 105 prej të cilëve në terapi intensive. Ministria bën me dijë se në 24 orët e fundit janë kryer rreth 52 mijë testime.