Ulja e çmimit të biletave jep efekt, ja sa tifozë ishin të pranishëm në ndeshjen Vllaznia- Partizani…

Vllaznia mbërriti sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa mposhti pas goditjeve të 11-metërshave, Partizanin. Megjithatë, ndryshe nga ndeshjet e fundit të shkodranëve, kishte një interesim më të kënaqshëm të tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sipas burimeve të “Shkodra Sport”, në ndeshjen e djeshme janë shitur rreth 3 mijë bileta. Diçka pozitive kjo, ndryshe nga ndeshjet e fundit të Vllaznisë, ku ka pasur një atmosferë shumë të vakët.


Ndoshta është pritur një numër më i madh, por me këtë kualifikim, padiskutim që eshte rikthyer serish interesi dhe tem mos harrojme se javen tjeter do jete serish Partizani ne Shkoder, kete here per kampionat.

Megjithatë, një gjë e tillë referuar edhe formës jo shumë pozitive që kanë kaluar kuqeblutë së fundmi, ndërsa mbetet për t’u parë në ndeshjet e ardhshme se si pritet të jetë atmosfera në stadiumin “Loro Boriçi”.