Skip to content
2 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

Ujësjellësi i Zogajve, reagon PD Shkodër- Rithemelimi: Mega mashtrimi publik i Edi Ramës dhe heshtja e turpshme…

ShkodraWeb 3 weeks ago

Në mënyrë abuzive, prej ditës së parë të fushatës elektorale dhe deri në ditën e fundit të saj, Edi Rama nuk ka rreshtur se gënjyeri shkodranët dhe shqiptarët, duke shfaqur atë që di të bëjë më mirë. Kryeministri shqiptar zgjodhi që për të sulmuar Bashkinë Shkodër, të ndërtonte një model fushate ku GËNJESHTRA e MASHTRIMI të ishin kryefjalë. Ai zgjodhi të listonte disa investime që gjoja Bashkia ishte bërë pengesë, mes të cilave rasti më i fundit ishte ai i investimit “Ndërtim i Ujësjellësit të Fshatit Zogaj”. Por cila është e vërteta e këtij investimi dhe kush është në të vërtetë penguesi që investimi nuk ka filluar, Bashkia apo Qeveria, shqiptarët nuk kanë se si ta mësojnë nga goja e një njeriu që ka konflikt të fortë me “TË VËRTETËN”.

Gjendur në këto rrethana, po publikojmë shkresën me nr.3005/1 Prot, date 09.05.2023, ngarkuar në sistemin elektronik të lejeve me datë 10.05.2023, në të cilën shkruhet e zeza mbi të bardhë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit se:

“Projekti duhet ti nënshtrohet procedures së VNM-së (Vlerësimi i Ndikimit në mjedis) sipas shtojcave I &II të ligjit nr.10440, datë 07.07.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis i ndryshuar”.

Në rast se sipërfaqja prek fond pyjor, subjekti duhet të bëjë kërkese pranë strukturës përgjegjëse për pyjet në ministrinë e turizmit dhe mjedisit lidhur me procedurat për marrjen në përdorim apo heqje nga fondi pyjor”.

Gjendur përballë këtij fakti, Bashkia Shkodër e cila deri në këtë pikë ka kryer të gjitha detyrimet që i përcakton ligji për mos tu bërë pengesë apo zvarritëse e këtij investimi, duhet që të presë për të miratuar lejen e Infrastrukturës, miratimin e VNM-së nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila duhet të jetë e hartuar nga projektuesit e Investimit, që në rastin në fjalë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

E gjithë kjo procedurë e tejzgjatur dhe zvarritje e nisjes së punimeve ka ardhur për shkakun e vetëm të mangësive në projektin e hartuar nga ana e institucioneve qeveritare, përfshirë edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Opinioni i shprehur nga Ministria e Mjedisit me shkresën e sipërcituar, tregon qartazi që projekti nuk është i plotë dhe në këtë mes Bashkia Shkodër nuk ka asnjë përgjegjësi. Edi Rama përpara se të lëshohet në sulme e akuza politike të rreme, duhet që së paku të informohet në mënyrën e duhur nga vartësit e tij dhe të mos e shtojë listën e GËNJESHTRAVE me shpresën se shkodranët mund të mashtrohen prej tij e t’u marrë votën. Siç thotë proverbi Latin: Verba volant, scripta manent (Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet), E VËRTETA e vetme në këtë mes janë shkresat zyrtare dhe jo përrallat e kryeministrit në Fushatë.

Continue Reading

Previous: VIDEO – “Shpjeguar në 60 sekonda…”, Benet Beci: Bashkia e hapur, domosdoshmëria e komunikimit me qytetarët
Next: “Me zemër dua të shpreh mirënjohjen time”, Kristian Shkreli: Më 14 maj dil dhe voto! Voto për vete, për të tashmen dhe për të ardhmen!

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

2 hours ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

4 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • “Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • MATURA SHTETËRORE – “1620 maturantë, 8 me aftësi ndryshe…”, provimi i gjuhës së huaj, flet drejtorja e ZVAP Shkodër
  • “Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme”, publikohet studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

2 hours ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

4 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

5 hours ago
Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • Aktualitet

Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.