Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Udhëzimi i kryeprokurores Marku, ngrihen Seksionet e Posaçme në Prokurori

ShkodraWeb 22 February, 2018
artaMarkuZyre

Vetëm disa javë pas marrëveshjes së firmosur mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokurores Arta Marku për bashkëpunim mes dy institucioneve në luftën ndaj krimit të organizuar, kjo e fundit ka firmosur një urdhër për ngritjen e strukturave të posaçme në organin e akuzës.

Sipas urdhrit të firmosur më 20 shkurt, do të jenë 33 prokurorë që do të shërbejnë në strukturat e posaçme, që ngrihen në çdo prokurori. Këto struktura, sipas marrëveshjes, do të hetojnë vetëm çështjet e referuara nga TaskForca qendrore në Ministrinë e Brendshme dhe nga TaskForcat Rajonale.

Marrëveshja mes dy institucioneve u firmos pas një VKM-je për planin e veprimit ndaj krimit të organizuar. Këto seksione të posaçme që atashohen në çdo prokurori, do të kenë kompetencat e Prokurorisë së Posaçme, e cila ende nuk është krijuar. Veprat penale që ato do të hetojnë janë kompetencë lëndorë, kryesisht të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por edhe të prokurorive të tjera.

Sipas udhëzimit të Markut, seksione të posaçme do të ketë Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroritë e rretheve Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Shkodër Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër. Po kështu, udhë- zimi thotë se në Prokurorinë e Përgjithshme do të caktohet një prokuror që do të jetë koordinator ndërmjet seksioneve të posaçme dhe TaskForcës Qendrore të Ministrisë së Brendshme.

Marku ka përcaktuar në udhëzim edhe numrin e prokurorëve që do të ketë çdo seksion në prokuroritë përkatëse. Më shumë do të ketë Seksioni i Posaçëm në Prokurorinë e Tiranës, me 5 prokurorë, dhe pas tij vjen ai në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me 4 prokurorë. Rrethet e tjera do të kenë nga 3 prokurorë. Prokurorët e seksioneve të posaçme do të caktohen, sipas udhëzimit të Markut nga drejtuesit e Prokurorive ku atashohet seksioni.

VETING PËR PROKURORËT E SEKSIONEVE

Pika e 4 e udhëzimit të firmosur nga Kryeprokurorja Marku shkruan: “Në përbërjen e Seksioneve, Drejtuesi i Prokurorisë cakton ata prokurorë, të cilët kanë përvojë në hetimet e veprave penale në fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit, krimit në fushën e lëndëve narkotike dhe krimit kundër pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe kalojnë me sukses procesin e verifikimit të integritetit moral dhe profesional nga Prokuroria e Përgjithshme”.

Gjithashtu, një nga prokurorët e Seksionit caktohet drejtues i Seksionit të Posaçëm në Prokurorinë përkatëse. Më poshtë udhëzimi shkruan se drejtuesit e Prokurorive u sigurojnë prokurorëve të këtyre Seksioneve, shërbime logjistike dhe mbështetëse të veçanta. Në ato raste kur numri i çështjeve, sipas kompetencës lëndorë të përcaktuar në Marrëveshje, është i vogël, drejtuesi i Prokurorisë mund të ngarkojë prokurorët e Seksionit edhe me hetimin e çështjeve të tjera.

VEPRAT PENALE QË DO HETOHEN

Veprat penale që referohen në Seksionet e Posaçme, sipas kompetencës lëndore nga Task-Forca Speciale Qendrore dhe Task-Forca Speciale Rajonale. Referenca (Dispozita kalimtare e Ligjit nr 35/2017).

1- Vepra penale në fushën e lëndëve narkotike dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

2- Vepra penale kundër korrupsionit.

3- Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën e ekonomisë, shoqërive tregtare.

4- Vepra penale në fushën e tatim-taksave. 5- Sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale, sipas ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. 6- Vepra penale të kryera nga subjekte të posaçme, të përcaktuara në nenin 135/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Seksionet e Posaçme do veprojnë si Prokuroria Speciale

Ngritja e Seksioneve të Posaçme nëpër të gjitha Prokuroritë në Shqipëri do të veprojnë sipas kompetencave të Prokurorisë Speciale, e cila ende nuk është ngritur. Në bazë të udhëzimit të Markut, por edhe të marrëveshjes me Ministrinë e Brendshme, prokurorët e caktuar në këto Seksione do të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Gjyqësore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore dhe Task-Forcës Speciale Rajonale të Ministrisë së Brendshme, për shkëmbimin e informacionit, për kryerjen e analizave dhe vlerësimeve të përbashkëta rreth grupeve kriminale, si edhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike, të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar.

E thënë me fjalë të tjera, të gjitha çështjet e referuara nga task-forcat e Ministrisë së Brendshme, do të hetohen nga këta prokurorë dhe jo nga prokuroritë që i hetonin më parë. Drejtuesi i Seksionit, brenda 10 ditëve të para të çdo muaji, do të raportojë të dhënat statistikore te prokurori/koordinator në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokurori koordinator në Prokurorinë e Përgjithshme, çdo tre muaj, do të zhvillojë takime të përbashkëta me drejtuesit e Seksioneve dhe drejtuesit e Task-Forcave. Madje, ai ka edhe fuqi që të propozojë masa të ndryshme organizative. /panorama.com.al/

Post navigation

Previous: Tentativa e grabitjes së Lezhë, tmerri që perjetuan familjarët për 45 minuta
Next: Tregjedi në minierë, plagosen 5 minatorë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën

TË FUNDIT

lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.