UDHËTIME ME CHARTER/ Shkëlzen Berisha sulmon ashpër Taulant Ballën…

Pas daljes së emrit të tij në çështjen e ‘Xhisielës’, në videon e Fredi Alizotit, Taulant Balla së fundmi akuzohet nga opozita se ka udhëtuar me avion privat disa herë me një të ish-dënuar për trafik droge. Megjithatë Balla reagoi i qetë duke ‘tundur’ në dorë ‘flamurin’ e kallëzimit në prokurori të deputetit demokrat Ervin Salianji që publikoi disa të dhëna për akuzën e tij.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera😂. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruante Balla.

Por pasditen e sotme është përfshirë në debat edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po ashtu ka pasur një çështje me deputetin socialist Taulant Balla.

“Tualetit i takon të udhëtojë me avion privat sepse është funksional për shoqërinë”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

PD sulmon Xhisielën: Nuk je e kërcënuar por e shitur tek Rrajat me çmimin e makinës, syzeve Gucci apo iPhone X…

Në...

FOTO/ Tom Doshi rikthehet në Partinë Socialiste…? PS Vau- Dejës nxjerr njoftimin, por e heq shpejt dhe…

Deputeti...

Korçarët nuk dorëzohen, Skënderbeu “prenoton” mesfushorin shkodran për në janar…

Pavarësisht...

Close