“Udhe të mbarë drejt Zotit…”, aktori Agron Llakaj humb njeriun e dashur: Na ke kërkuar të mës derdhim lot…

Aktori i njohur i humorit shqiptar ka dhënë lajmin e trishtë për personin e dashur në familje që ka ndërruar jetë. Në një shkrim në Instagram ku ka publikuar fotografinë e nënës së ndjerë, shkruan fjalët prekëse duke kujtuar gjithçka i ka thënë para se të largohej nga jeta.


“…ike Nena Maro ! Ike ! E sic me thoje-” Te Zotit jemi dhe te Zoti do kthehemi ! “…e mira dhe e dashura nena Maro ! Na ke kerkuar te mos derdhim lote me largimin tend,se ” rrojta sa desha ! “-thoje…,e te te mbajme mend ashtu te dashur e te qeshur….,nene madhe Maro !

Udhe te mbare drejt Zotit….,shpirti yt eshte ketu ku e ke shperndare…,ne femije e niper e mbesa….,te Kostandina bija jote, te Alkida dhe Eno.,qe i rrite me aq dashuri…,por edhe te une ,se si nene te desha dhe si bir me deshe ! Lamtumire nene e dashur Maro!”, shkruan Llakaj. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!