“U zhvlerësua edhe akti i dorëheqjes”, ironia virale e mjekes së njohur…

Pa nisur mirë sezoni politik, në kampin e majtë janë shënuar disa dorëheqje, të cilat janë mbuluar me mister. Fillimisht u largua Najada Çomo, mjekja e rekrutuar me shumë bujë nga Edi Rama.

Karriera e saj politike zgjati shumë pak, ndërsa rrjeti është mbushur plot me ironi për arsyet që e bënë atë të mbetej në spital. Të mërkurën u largua edhe ish-ministri dhe deputeti i Durrësit, Lefter Koka. Sërish mënyra e largimit ishte më së paku e mbushur me hamendje.


Në kushtet kur po shtohen të tilla dorëheqje, shto këtu edhe faktin se zëvendëskryeministri Erion Braçe ka deklaruar ‘fundin’ e tij në median sociale, në rrjet nuk po mungon ironia.

“Dorëheqja ishte ndër të paktat akte që kishte mbetur pa u zhvlerësuar,” shkruan mjekja e njohur, në një status që u bë viral në rrjet.