
Talenti me prejardhje nga Kosova, Sinan Bytyqi, hoqi dorë nga futbolli i luajtur për shkak të problemeve në zemër.
Trajneri i “The Citizens” Pep Guardiola dha një mesazh inkurajues për Bytyqin duke kërkuar që atij t’i jepet një vend në skuadër.
“Mos e lini vetëm. Ma sillni afër që të punojë me moshatarët e tij. Të mendojmë së shpejti një profesion për të në skuadër. Ka nevojë për ne, t’i japim shpejt një pozicion në skuadër” i ka thënë Guardiola në telefon shefit të Manchester Cityt, Txiki Begiristian./balkanweb/