
Është goditur një rast i krimit zgjedhor në Pukë. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi Vasil Shabani pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip Nisan u gjetën një shumë prej 528.000 Lekë (te rinj) dhe një fletë e ngjashme me fleten e votimit.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjëndje të lirë Kryetari provizor i Subjektit Politik LSI për Bashkinë Pukë, shtetasi Demir Syla, pasi këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar ne ambjentet e biznesit se tij, policia gjeti një fletë te ngjashme me fleten e votimit si dhe një listë me emra me numrat e ID të personave të shenuar.
Vasil Shabani, lindur dhe banues në Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, Bashkia Pukë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
LEXONI EDHE: VIDEO – “Po bënin ushtrime zgjedhore”, LSI Shkodër reagon pas procedimit në Pukë për shitblerje të votës
Policia njofton se arrestimi i shtetasit Vasil Shabanit, u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.
Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit V.Sh. (i arrestuar) dhe shtetasit D.S. (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.