
Me një foto të rrallë kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi ka uruar dhe ka dhënë një mesazh për ditën e Rinisë, por edhe datën kur shënohet pikërisht 27 vite demokraci në vendin tonë.
“Në 8 Dhjetor 1990 u nisëm shumë. Sot 27 vjet më vonë jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur. Gëzuar të gjithëve!”, shkruan Blushi.
Ndërkohë që në foto të rinjtë, ku mes tyre dallojmë moderatorin Blendi Fevziu duken të gëzuar dhe entuziast për epokën e re të pluralizmit që do të niste më vone.