
Klubi i Futbollit Vllaznia dhe Bashkia e Shkodrës, do të nderojnë me një ceremoni zyrtare legjendën e portës shkodrane, Paulin Ndoja, i ndarë nga jeta para disa ditëve, shkruan ShkodraWeb.
Në nderim të tij, do të organizohen homazhe në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”, ku Ndoja i madh ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe si portier por edhe si trajner i portierëve kuqeblu.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran, përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruhet:
“Ndarja nga jeta e legjendës së portës kuqeblu Paulin Ndoja, ka qenë një lajm i trishtë për të gjithë opinionin sportiv shkodran dhe jo vetëm. Ndërkohë, KF Vllaznia në bashkëpunim me Bashkia Shkodër, do të organizojnë homazhe në nderim të tij ditën e hënë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në hollin e stadiumit “Loro Boriçi”. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, informon ShkodraWeb.