Skip to content
12 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

U largua nga Tirana, Tefik Osmani mund të jetë drejtori i ri i klubit elitar të Superiores…

ShkodraWeb 17 November, 2023
tefik osmani vllaznia 2023

Situata te Vllaznia është kritike për vetë rezultatet që skuadra ka marrë këtë periudhë. Pas shkarkimit të trajnerit Migen Memelli dhe emërimit të tetovarit Qatip Osmani, në klub u mendua se gjërat do të ndryshonin për mirë.

Mirëpo, barazimi ndaj Erzenit në Shkodër dhe humbja e thellë kundër Partizanit në kryeqytet, e ka agravuar edhe më shumë situatën, pasi skuadra është futur në një krizë të thellë rezultatesh dhe për më tepër trajnerit Osmani i duhet kohë për injektuar atë që kërkon te skuadra.

Pas largimit të Memellit, të shumtë kanë qenë zërat kundër drejtorit aktual sportiv, Elvis Plori, i cili bashkë me pogradecarin e larguar, ka ndërtuar skuadrën në verë. Vetë Plori ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe ka pranuar gabimet që mund të jenë bërë në merkato, por nga ana tjetër, është vendosur në pikëpyetje e ardhmja e tij.

Edhe pse presidenti Alban Xhaferi nuk ka reaguar për një ndryshim të mundshëm të drejtorit sportiv, “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin shkodran, se në ditët e fundit ka pasur bisedime me Tefik Osmanin.

Ky i fundit është larguar vetëm pak ditë më parë nga posti i drejtorit sportiv të Tiranës dhe mësohet se, ka pasur negociata me drejtuesit e Vllaznisë për të qenë ai në postin që aktualisht mban Plori. Mirëpo, për momentin nuk mund të thuhet me siguri nëse marrëveshja do të zyrtarizohet, pasi palët po bisedojnë për të gjetur një konsensus.

Kësisoji, te Vllaznia tashmë mund të ketë dy Osmani, pasi përveç trajnerit, të njëjtën mbiemër ka edhe ai që mund të bëhet drejtor sportiv. Në ditët e ardhshme mund të ketë diçka konkrete në këtë drejtim, teksa presidenca po mendon që tani për të bërë lëvizjet në merkaton e janarit. E sigurt është që me disa lojtarë, të cilët nuk kanë përmbushur pritshmëritë, do të ketë bisedime për prishje të kontratës. /Nga Admir URUÇI, PanoramaSport/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Policia e Shkodrës shpëton dy të rinj me biçikleta, kishin humbur orientimin në Maranaj për shkak të errësirës…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – U ekstradua dje nga Franca, Gjykata e Posaçme GJKKO njeh masën “arrest me burg” për Behar Bajrin…

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane 12 March, 2026
  • VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit… 12 March, 2026
  • STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë… 12 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të ri, ja kur pritet të mblidhet sërish Bordi i Administrimit i UNISHK… 11 March, 2026
  • FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik… 11 March, 2026
  • VIDEO – “Situata po shkon drejt gjakderdhjes”, banorët e Baks- Rrjoll sërish protestë para SPAK, nxjerrin emrat… 11 March, 2026
  • Humb jetën në rrugë në lagjen Kiras 52- vjeçari, një zjarr përfshin ndërtesën dykatëshe në Rrenc… 11 March, 2026
  • DOSSIER – Vrasjet nga shteti komunist në kufirin Shqipëri-Mali i Zi ende pa drejtësi… 11 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 mars 2026… 11 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.