Shkruan në Facebook Mimoza Rexhvelaj: Kam plot 20 vjet që jam mësuese, drejtuese, inspektore në arsim. I kam provuar të gjitha pozicionet e punës dhe këtë “mesele” nuk e pash, as nuk e kërkova kurrë.
Kush nga ju njohësit e arsimit parauniversitar më thoni në cilin ligj, udhëzim, kontratë kolektive, dispoziva normative ju kërkohët mësuesve me detyrim përcaktim, që të pastrojnë shkollën, të lyejnë, të lajnë, të presin ferrat, të zbukurojnë ambjentin me xhepin e vet dhe me urdhër nga larta.
Më iluminoni pak të mos vdes injorante! Për etikë nuk po e sjell sms, që na vjen nga ZA është “kur thërret qameti”. Nuk e di me cilat ligje drejtojnë dhe udhëzojnë këta rilindasit!